Në pjesën e parë të emisionit “Stop” në Tv Klan, është trajtuar rasti i Spitalit të Durrësit që para disa ditësh u përfshi nga flakët.

Për shkak të kësaj situate, pacientët me probleme okulistike janë vendosur në repartin e Infektivit.

Qytetarët kanë denoncuar këtë problematikë pranë emisionit “Stop”. Përmes kamerës së fshehtë, ne shkuam për të verifikuar dhe konstatuam se shqetësimi i qytetarëve është i drejtë.

Qytetari – Ju jeni tek Infektivi, apo tek..?

Sanitarja – Ça ka?

Qytetari – Dua të të pyes për diçka, doja të konsultohesha më shumë!

Sanitarja – Hë!

Qytetari – Tani kam.., dua të sjell një njeriun tim për sytë!

Infermierja – Në kat të parë!

Qytetari – Për t’u shtruar! Më duket, se do ta shtrojnë këtu, por doja të pyesja, meqë është bashkuar infektivi me…

Infermierja – Po!

Sanitarja – Ktu do e shtrosh!

Qytetari – Edhe mos ka noi problem?

Infermierja – Jo! S’ka atje, se e kemi dhomën të ndarë ne.

Sanitarja – Janë të ndame dhomat.

Qytetari – Edhe e kam fjalën domethënë…

Infermierja – Ja ku është dhoma, është gati ngjitur me…

Sanitarja – Është dhoma ktu, është dhoma tjetër ktu.

Qytetari – Kam dëgjuar, se kto infektive janë kshu, sëmundje ngjitëse kto, prandaj.

Infermierja – Ne po rrimë ktu tashi.

Qytetari – Po mirë më, të marr vesh, po është ai meraku, nuk është, se kam noi gjë.

Infermierja – Për ditë bëhen salla, përditë bëhen operacione, shyqyr Zotit që…

Qytetari – S’ka problem!

Infermierja – Nuk ka problem, jo!

Qytetari – Po mirë!

Infermierja – Nuk kena pas probleme.

Qytetari – Është tjetër gjë s’keni pas problem juve, është tjetër gjë ka problem, apo jo.

Infermierja – S’kena pas probleme me pacientët, pra, kshuqë…

Sanitarja – I ka ec mirë.

Infermierja – Nuk është se.., tani nuk e di, raste të rënda nuk është, se i mbajmë këtu.

Qytetari – Kto, që kanë infektiv të rëndë?

Infermierja – (Nuk kuptohet)

Qytetari – Po kur do ndahen kto, apo s’e ke idenë? (pavionet)

Sanitarja – S’bëhet fjalë!

Recepsionistja – Ke njeriun tat te okulistika?

Qytetari – Ktu te okulistika, për t’u shtruar, po atje është Infektivi, janë Ortopedi është një çikë kshuja. Ka noi problem, domethënë lart? Se është për t’u shtruar dhe nga kjo punë e infektivit, mos merr noi kshu?

Recepsionistja – Po joo, e dinë vetë ato, se kanë dhoma të veçanta. Kanë dhoma të veçanta.

Qytetari – Sepse janë…

Recepsionistja – Po, e di!

Qytetari – Burra, gra bashkë, ajo e ka një çikë problem.

Recepsionistja – S’e di, s’e di, ti duhet të flasësh me shefin e okulistikës!

Qytetari – Kush është shefi?

Recepsionistja – Met Troplini. Futu ktu direkt, dera e kuqe, okulisti. Aty e ke.

Infermierja e Shefit të Pavionit – Hajde!

Qytetari – Si kaluat?

Infermierja e Shefit të Pavionit – Mirë! Si je ti?

Qytetari – Pashë, që ishte infektivi lart.

Infermierja e Shefit të Pavionit – Po, është!

Qytetari – Domethënë janë bashkë. Ka noi problem, noi kshu?

Infermierja e Shefit të Pavionit – Do pyesësh shefin!

Qytetari – Epo prandaj erdha, se mos merr noi infeksion, noi gjë. Apo s’ka problem?

Infermierja e Shefit të Pavionit – Ato janë me dhoma të veçanta.

Qytetari – Është problemi, se atje ka shumë pavione, qe ortopedia e kto…

Infermierja e Shefit të Pavionit – Po ç’ke ti me atë? Ne kemi dhomën tonë.

Qytetari – Nuk ka probleme infektive, kshu.., mos merr?

Infermierja e Shefit të Pavionit – Jo! S’ka fare!

Qytetari – Atje është pavion i Infektivit, apo i Okulistikës atje?

Infermierja e Shefit të Pavionit – U dogj spitali zotni! U dogj spitali, edhe ngaqë s’kam, s’kemi ku t’i shtrojmë. Kanë liru dy dhoma: një për Infektivin dhe një për oku, Ortopedinë. Më kuptove? Ai është repart vetëm i Okulistikës, po për arsye emergjence, nevoje, se ka njerëz, që traumatizohen përditë, kemi futur dhe kto të tjerat aty.

Sikurse u pa me zë dhe figurë, pacientët me probleme të syve, rrezikojnë që të dalin nga spitali me infeksione. /tvklan.al