Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të mirë, teksa deklaron se kontakti i parë i pacientit zero të infektuar me koronavirusi, po shkon drejt përmirësimit.

Ajo njoftoi se në testin që ishte bërë sot, ai ka dalë negativ për COVID -19.

Ndërkaq në një shënim në Facebook, kreu i qeverisë Edi Rama, thotë se pas 48 orësh do të bëhet një tjetër test, dhe nëse ai rezulton sërish negativ për koronavirusin, atëherë do të kemi të shëruarin e parë në vendin tonë.

“Një lajm i mirë. Kontakti i parë i pacientit zero që kurohet në spitalin infektiv doli negativ në testin e parë. Nëse edhe në testin e dytë pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet, atëherë do të kemi të shëruarin e parë. Të presim dhe të lutemi që Zoti t’u japë forcë të sëmurëve dhe heronjve me bluza të bardha, në vijën e zjarrit me armikun. Durim, besim dhe durim, durim, durim! Ju dua”. /tvklan.al