Një qytetar nga Gjirokastra është infektuar me koronavirusin Covid-19. Ky është personi i parë nga qyteti i gurtë që rezulton i infektuar me këtë virus prej shpërthimit të pandemisë.

Mësohet se qytetari me iniciale K.D. ka qenë i sëmurë me hepatit C dhe prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spital në Tiranë. Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, bëhet me dije se pacienti është infektuar me koronavirus në spitalin e kryeqytetit.

Aktualisht gjendja e tij mbetet e stabilizuar dhe është nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, u është bërë tamponi edhe familjarëve të tij si persona kontakti dhe kanë rezultuar negativ. /tvklan.al