Një person pozitiv me Covid-19 vdiq në prej linjave amerikane të fluturimit të hënën. E gjithë ngjarja e rëndë u dëshmua nga pasagjerë të shumë të që ndodheshin në bord. Punonjësit e ndihmës së shpejtë u përpoqën ta sillnin në jetë pasagjerin i cili u shpall i vdekur, pak kohë pasi avioni bëri një ulje emergjente në New Orleans.

Pasagjerët rrëfyen se e kishin parë personin në fjalë të dridhej dhe të mbuluar me djersë, për shkak të vështirësisë në frymëmarrje edhe përpara se avioni të ngrihej në fluturim.

Një moment që u ngrit në ajër, gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi dhe kapiteni vendosi që të bënte ulje emergjente, në mënyrë që t’i vinte në ndihmë. Gjatë kësaj kohe, stafi i avionit pyeti nëse kishte mjek në bord dhe disa persona shkuan në ndihmë. Vetëm 1 orë më vonë, pasagjeri ndaloi së marri frymë.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, bashkëshortja e viktimës pranoi për mjekët në New Orleans se i shoqi kishte rezultuar pozitiv për Covid, për pasojë ai rezulton të ketë gënjyer kur bëri check-in. Të gjitha pasagjerët amerikanë duhet të raportojnë nëse kanë ose jo simptoma të koronavirusit gjatë check in-it./tvklan.al