Jason Kelk, 49 vjeç, nga Leeds, u dërgua me urgjencë në spital me një infeksion në gjoks në Prillin e vitit të kaluar, i cili ishte i infektuar me Covid-19. Mësuesi i IT i shkollës fillore, i cili nuk është larguar nga spitali që atëherë, u transferua në kujdesin intensiv dhe u lidh me një ventilator vetëm 48 orë më vonë. Por dëmi i shkaktuar nga virusi në stomakun thuhet se e ka lënë atë me gastroparesis, duke e bërë atë të vuajë nga të vjella shpesh herë. Nuk është e qartë nëse ai është padyshim pacienti më jetëgjatë me koronavirus në vend, por media “Leeds Live” i ka dhënë atij këtë titull.

Një pjesë e pacientëve të infektuar janë detyruar të qëndrojnë në spital për muaj me radhë, duke përfshirë edhe burrin e Kate Garraway, Derek, i cili u lëshua vetëm kohët e fundit.

“Covidi i gjatë” që përfshin marrje fryme, mjegull në tru dhe dhimbje muskulore, godet rreth një në dhjetë persona që vuajnë nga sëmundja, sipas studimeve.

Gruaja e Z. Kelk, Sue, 63 vjeç tha se ai ka bërë hapa të mëdha gjatë dy muajve të fundit, ku mjekët e hoqën nga ventilatori i tij në fillim të Prillit. Jason ende ka një trakeostomi (hapje në qafë për një tub ventilator) dhe vazhdon të vjellë çdo ditë.

Gruaja e tij tha për “Leeds Live”: Veshkat dhe mushkëritë e tij ishin shkatërruar pothuajse plotësisht dhe ai ka zhvilluar dyshim për gastroparezë (kur stomaku nuk mund të zbrazet normalisht).

Specialistët thonë se gjendja është shkaktuar nga ushqimi që nuk zbrazet siç duhet nga stomaku, duke çuar në të vjella. Ata shtojnë se nuk ka asnjë shkak të qartë për gjendjen, por mund të lidhet me komplikimet e diabetit të tipit 2, nga i cili vuan Z. Kelk.

Gjatë një interviste për “Yorkshire Evening Post”, muajin e kaluar, pacienti tregoi se dëmtimi i stomakut ishte shkaktuar nga vetë virusi.

Studimet sugjerojnë se Covidi gjithashtu mund të prishë sistemin e tretjes, ku disa shkencëtarë u bëjnë thirrje autoriteteve shëndetësore të njohin diarrenë si një simptomë të mundshme të Covidit. /tvklan.al