Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar se ka zhvilluar një bisedë me homologun serb, Ivica Daçiç, për njohjet ndërkombëtare të Kosovës.

“Ministrit të Jashtëm serb i thashë në sy në Sarajevë, mos më ndiq dhe mos shpenzo energji të kota se betejën e keni të humbur”, thotë Pacolli.

“Akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale i Ambasadorit të Kosovës tek Presidenti i Gambisë, Adama Barroë, ishte pëgjigjia më e merituar ndaj propagandës dhe qëllimeve malinje të Daçiçit dhe diplomacisë serbe për minimin e kredibilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Më habiste fakti se si mediat tona raportonin lajme të tilla të rreme dhe pa verifikim faktesh se kinse “Gambia do të tërhiqte njohjen. E kam thënë edhe më herët se e ashtuquajtura “tërheqje e njohjes” nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm propagandë serbe për të krijuar mjegull dhe huti”, përfundon Behgjet Pacolli.

/klankosova