Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli është shprehur se partia  e tij nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni .Siç raporton Klan Kosova,Pacolli ka hedhur poshtë të gjitha zërat në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm me forcat e tjera poilitike në vend, duke theksuar faktin që AKR nuk është e interesuar të kalojë zgjedhjet vetëm për të pasur disa deputetë në Kuvend.

‘’Po shoh në disa mediume që po qarkullojnë lajme të rreme se AKR do të përfshihet në ndonjë koalicion të ardhshëm. Dua vetëm t’ua sqaroj se AKR nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni. AKR do të garojë e vetme”, – deklaroi Pacolli në profilin e tij në Facebook./tvklan.al