16 shtete federale paditën në gjykatë presidentin Donald Trump, për shpalljen e emergjencës kombëtare që do t’i hapë rrugë financimit të murit me Meksikën.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë akuzohet se ka shkelur në mënyrë të hapur shpërndarjen e pushteteve, duke  anashkaluar rolin e Kongresit dhe nuk ka respektuar procedurat ligjore për shpalljen e gjendjes së emergjencës.

“Është emergjenca e parë që kam dëgjuar të planifikohet 3 javë përpara. Është hera e parë që dëgjoj dikë që shpall emergjencën e më pas shkon luan golf”.

Trump shpalli pak ditë më parë gjendjen e emergjencës, duke i hapur rrugë lëvrimit të një fondi prej 8 miliardë dollarësh për ndërtimin e murit. Presidenti duket se nuk e ka edhe aq të lehtë mënjanimin e Kongresit. Nëse gjykatat federale rrëzojnë vendimin, çështja do të shkojë në gjykatën supreme, ku mund të zgjasë për muaj, ndoshta edhe vite.

Tv Klan