Fotografia e Bruce Lee e përdorur në një zinxhir restorantesh kineze të njohura për ushqime të shpejta ka sjellë reagimin e vajzës së aktorit legjendar.

Kjo e fundit ka paditur rrjetin “Real Kungfu” në Shangai për përdorim pa leje të imazhit të babait të saj. Për këtë ajo ka hapur një proces gjyqësor dhe ka kërkuar 265 milion euro dëmshpërblim.

Nga ana tjetër, kompania e fast food-ve ka kundërshtuar hapur vajzën me faktin se ylli i arteve marciale është aprovuar si logo nga autoritetet që 15 vjet më parë.

Klan Plus