Biznesmeni shqiptar Sinan Idrizi rrezikon 10 vite burg për akuzën e mashtrimit. Prokuroria e Stambollit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë, me akuzën e mashtrimit të kualifikuar bashkë me kërkesën për një dënim me 10 vite heqje lirie për Idrizi.

Ai u padit nga ish-Presidenti i Galatasarajit, biznesmeni i njohur si i afërt me Presidenti Erdogan, Adnan Polat, se e ka mashtruar me 3.5 milionë Dollarë si kapar për blerjen e një kompanie karburantesh në vendin tonë. Idrizi pritet që të thirret në ditët në vijim nga Gjykata e Stambollit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Kujtojmë që edhe Idrizi ka bërë një padi në organet turke pasi e akuzon Polatin për prishje të imazhit dhe se nuk i është përmbajtur marrëveshjes së nënshkruar.

Në qëndrimet publike në Shqipëri, Idrizi ka pohuar se nuk ka shkelur asnjë ligj, dhe se gjyqi në Stamboll do ta nxjerrë të pastër.

Klan Plus