Mblodhi në mënyrë të paligjshme të dhënat e fëmijëve

Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico-s në SHBA ka paditur Google duke akuzuar se kompania ka mbledhur në mënyrë të paligjshme informacione personale për nxënësit.

Gjigandi teknologjik dyshohet se ka grumbulluar informacione mbi website-t që vizitojnë nxënësit, password-et, videot që shikojnë, listat e kontakteve dhe informacione të tjera. Për këtë, sipas autoriteteve janë përdorur laptopet Chromebook të Google dhe programi G Suite for Education.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, Hector Balderas, Google ka dështuar që të marrë miratimin e prindërve për fëmijët nën moshat 13 vjeç dhe ka dhunuar Aktin për Mbrojtjen Online të Fëmijëve.

Google i ka mohuar akuzat. Vitin e kaluar, gjigandi teknologjik arriti një marrëveshje prej 170 milionë dollarësh me Komisionin Federal të Tregtisë mbi pretendimet se kishte hyrë në mënyrë ilegale tek informacionet personale të fëmijëve në YouTube./tvklan.al