Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku është paditur në Gjykatë Administrative nga prokurorja Rovena Gashi.

Gashi, e cila u shkarkua nga detyra pak ditë më parë nga Marku, mësohet se ka kërkuar nga Gjykata Administrative pezullimin dhe shpalljen të pavlefshëm të vendimit për largimin nga detyra, pasi sipas saj ky largim është bërë pa motivacion.

Rovena Gashi mbante detyrën e Drejtores së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të së cilës është edhe sektori për Dekriminalizimin, në Prokurorinë e Përgjithshme. Ajo u shkarkua dhjetë ditë pasi Marku u emërua Kryeprokurore e përkohshme.

/tvklan.al