Avokati egjiptian kërkon të shpallet “non grata”

U konsiderua si një sukses, koncerti i yllit të muzikës botërore Jennifer Lopez në fillim të këtij muaji në El Alamein të Egjiptit.

Performanca e saj, veshja tepër tërheqëse dhe lëvizjet provokuese u vlerësuan shumë nga të pranishmit por edhe nga kritikët botërorë.

Por telashe i janë hapur nga një avokat egjiptian. Samir Sabri ka vendosur të kërkojë nisjen e procedurave për t’a shpallur këngëtaren amerikane ‘non grata’ në Egjipt. Shkak është pikërisht veshja që ekspozon së tepërmi të pasmet por edhe performanca me kërcimtarët meshkuj.

Sipas avokatit Sabri, këngëtarja performoi “e zhveshur” çka bie në kundërshtim me normat morale të shoqërisë vendase. I njëjti avokat ka ngritur padi me të njëjtat akuza edhe për shumë këngëtarë vendas.

Tv Klan