“Kostoja shtesë e buxhetit të shtetit për të financuar rritjet e pagave do të jetë 38 miliardë Lekë”

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj shprehet se rritja e pagës mesatare prej 900 Eurosh, do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 38 miliardë Lekë.

Në një lidhje direkte për Klan News, ministrja Ibrahimaj thotë se rritja e plotë e pagës do të materializohet në datën 1 Korrik 2024 , pra rrogat e 1 Gushtit 2024 do të merren me rritjen e përcaktuar për sektorë të ndryshëm.

Pyetje: Sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit kjo rritje?

Delina Ibrahimaj: Në vitin 2025, i cili është një vit ku reforma e pagave do të hyjë në fuqi në total, kostoja shtesë e buxhetit të shtetit për të financuar rritjet e pagave, do të jetë në nivelin 38 miliardë Lekë, të cilat pjesërisht do të përballohen nga rialokime që ne do të bëjmë në zyra të ndryshme të shpenzimeve, por pjesërisht do të rialokohen edhe nga reforma e taksave, e cila ka filluar, parashikon që në një mënyrë të shtrirë në 7 vitet e ardhshme, disa nga reduktimet e taksave që janë në fuqi aktualisht për sektorë të caktuar, do të hiqen.

Pyetje: Po më thoni që kjo rritja e plotë e pagës 900 Euro, do të realizohet në datën 1 Janar të 2025-ës?

Delina Ibrahimaj: Rritja e plotë e pagës do të materializohet në datën 1 Korrik 2024. Megjithatë, duke qenë se fillon në gjysëm të vitit, rritja e plotë, ne llogarisim efektin vjetor vetëm në vitin që do të jetë e plotë rritja e pagës, pra që do të jetë për 12 muaj. Pra, viti 2025, të 12 muajt do t’i ketë me pagë në nivelin ku ne duam të arrijmë.

Pyetje: Prakitikisht, rrogat e 1 Gushtit do të jenë të rejat?

Delina Ibrahimaj: Po, rrogat e 1 Gushtit do të jenë të rejat./tvklan.al