Ekipeve të Premier u kërkohet të japin më shumë se minimumi jetik

Pasi kanë shpenzuar afro 1 miliardë ë gjysme Paund për të blerë futbollistë klubeve të Premier League, u është kërkuar me ngulm të paguajnë të gjithë pjesëtarët e stafit me më shumë se minimumi jetik.

Kryesisht pastruesit, rojat e sigurisë, kamerierët dhe pjesëtarë të tjetër nuk kanë mjaftueshëm të ardhura për të përballuar kostot e jetesë ka deklaruar organizmi që merret me asistencën sociale në mbretërinë e bashkuar. Vetëm 4 nga 20 ekipet e premier janë akredituar në fondacionin e minimumit jetik.

16 klubet e tjera janë akuzuar se e kanë humbur kontaktin me jetën dhe vështirësitë që hasin punëtorët e tyre. Klubet e akredituara në mënyrë vullnetarë kanë paguar më shumë se minimumi jetik nga 9 deri në 10.55 Paund për orë, më lart se minimumi në qytetin e Londrës që është 8.21 Paund. Everton, Liverpool, Chelsea dhe West Ham kanë premtuar se do të rrisin pagesat e tyre.

Duke marrë në konsideratë që klubet paguajnë shumë për futbollin do të ishte e drejtë që edhe punëtorët të paguheshin në mënyrë të denjë. Tha për BBC një pastrues në Old Trafford, stadiumi i Manchester United.

Tv Klan