Ibrahimaj: Verifikim të dokumentacionit për mbi 200 institucione

Pagat e muajit Maj të 130 mijë punonjësve të administratës do të kalojnë pa rritjen e miratuar nga Parlamenti.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në një dalje publike për mediat dha edhe arsyet e kësaj shtyrjeje.

“Miratuam tetë vendime të Këshillit të Ministrave por patën diskutime. Do të marrim pak më shumë kohë duke qenë se janë mbi 200 institucione të administratës qëndrore që preken nga këto vendime dhe mbi 130 mijë të punësuar. Zbardhja e vendimeve dhe aplikimi i vendimeve merr një kohë më të gjatë”.

Për dy shtesat e pagave për muajin Prill dhe Maj, Ministria e Financave dhe Ekonomisë po harton një udhëzim të posaçëm.

“Të gjitha institucionet me zbardhjen e vendimit do instruktohen për dhënien e shtesave duke prekur listpagesat e këtyre dy muajve dhe duke rishikuar listëpagesat në bazë të një udhëzimi që po hartohet”.

Ndër të tjera ministrja Delina Ibrahimaj theksoi edhe një herë se për moshën e tretë pensionet do të indeksohen në muajin Shtator.

Tv Klan