Interi është futur në fazën e fundit dhe vendimtare të sezonit, ku lufton për titullin dhe Champions League.
I gjithë fokusi i zikaltërve është te këto dy objektiva, ndërsa ende nuk ka ardhur rinovimi i kontratës me trajnerit Simone Inzaghi.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Al Hilal, që është në kërkim të një trajneri. Sauditët e pëlqejnë shumë teknikun e Interit dhe kanë gati një ofertë të majme për të bindur.
Bëhet fjalë për një kontratë, me pagë prej 20 milionë Eurosh në sezon. Një propozim që do e bënte Inzaghin një nga trajnerët më të paguar në botë dhe për këtë arsye ai po e analizon situatën.
Mes palëve kontaktet nisën në muajin Prill, por asokohe nuk kishte një marrëveshje. Ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare.
/tvklan.al