Përfitojnë transporti publik, qytetas dhe ndërqytetas

5 191 të punësuar dhe ish të punësuar në sektorin e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetas do të marrin në llogaritë e tyre një pagë lufte me vlerë 26 mijë Lekë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim, i cili është bërë aktiv nga kjo e hënë, që të gjithë personat të cilët rezultojnë në listë-pagesat e kompanive të transportit prej muajit Shkurt të këtij viti, pavarësisht nëse vazhdojnë më të jenë të punësuar apo jo, do të marrin një ndihmë financiare të barabartë me pagën minimale.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të bëjë hedhjen e pagave për të gjithë punësuarit, pas kërkesës që duhet të bëjë administratori i kompanisë, brenda 10 ditësh kur të jetë bërë aplikimi në llogarinë e-filing të biznesit. 

Paga e luftës do të merret për të gjithë punonjësit e këtyre kompanive, pavarësisht nëse disa prej tyre që kanë rezultuar si biznes i vogël dhe kanë përfituar njëherë ndihmë financiare.

Qeveria ka vendosur që shpërblimi të merret për shkak të situatës së vështirë që kanë patur kompanitë në fushën e transportit, si më të prekurat në periudhën e pandemisë së Covid-19, aktiviteti i të cilave u ndalua më gjatë nga të gjithë sektorët, dhe që ende po përjetojnë një rënie të fluskit të pasagjerëve. Në total buxheti i shtetit do të shpenzojë 1.35 milionë Dollarë për këtë skemë.

Tv Klan