Avokatët, kritika qeverisë së Kosovës për mbrojtjen e Thaçit: Nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së


Avokatët, kritika qeverisë së Kosovës për mbrojtjen e Thaçit: Nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së

13:50 11/02/2024

Institucionet e Republikës së Kosovës nuk po bëjnë aq sa duhet për ish-krerët e UÇK-së të cilët po përballen me akuzat në Hagë.

Kështu vlerësojnë avokatët në Kosovë, teksa e konsiderojnë të pamjaftueshëm angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë në sigurimin e mbrojtjes ligjore për ta. 

Arbër Jashari – Avokat: Nuk mjafton të thuhet se ne do të paguajmë avokatë ose të caktohen kuota, rregullore ose ligje të caktuara. Ligjet dhe direktivat ligjore dhe duhet t’i përshtaten situatës reale. Secilit të pandehuri atje, pra krerëve të UÇK-së duhet t’u jepet mundësia që të mbrohen ashtu siç ata dëshirojnë dhe më ekipin që ai mendon se do t’ia dalë mbarë.

Avokati Avokati Burim Halili shkon edhe më tej teksa sugjeron që për këtë çështje të krijohet edhe një organizëm i posaçëm me juristët më të mirë në vend.

Burim Halili – Avokat: Fillimisht krerët e institucioneve tona është dashtë të krijojnë një departament prej një grupi juristësh vigjilentë, njohës të fushës ndërkombëtare të krimeve të luftës dhe të njëjtit është dashtë t’u ndihmojnë të bashkakuzuarve dhe anëtarët e familjeve tyre për të përzgjedhur avokatët më të mirë në Tribunalet ndërkombëtare që kanë treguar veten edhe në rastet tjera të mëhershme.

Gjithashtu ekspertët e fushës së drejtësisë kërkojnë që të lihen mënjanë inatet politike dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të vizitojnë të ndaluarit për ti dhënë atyre besim se në këtë betejë nuk janë vetëm.

Tv Klan









Të ngjashme