Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë. Sipas raportimit të Albit për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, një djalë ka gjetur një mënyrë tjetër për të krijuar lidhje. Ai paguan dikë që ta shoqërojë për të takuar prindërit e vajzave dhe t’u kërkojë leje për të vijuar lidhjen. Një rastësi ka bërë që situata të zbulohet nga vëllai i vajzës me të cilën është lidhur tani duke ndezur një debat.

Albi: Është një djalë dhe ka gjetur një zgjidhje siç mund të jetë për shembull që nëse e do një vajzë, shkon, krijon një lidhje, propozon por vetëm lidhje, jo gjëra të tjera. Ndërsa ky për t’i rënë më në sy atyre dhe për të pasur më besim ato, goca te djali, ka zgjedhur një mënyrë tjetër, duke shkuar, duke marrë një person X që nuk e njeh fare, normale duke e paguar dhe shkon në shtëpi duke i kërkuar dorën vajzës.

Aldo: Çfarë thua ti?

Albi: Po, duke i kërkuar dorën vajzës, aty pastaj sa të bjerë në sy të prindërve të bëhet i besueshëm, vazhdon lidhjen që mos ta takojë vajzën fshehurazi, të zgjasë sa të zgjasë lidhja pastaj, ndahen dhe kështu vazhdon situata me gocat e tjera. Nuk është e para herë, është e disata herë.

Aldo: Do vijë ndonjë ditë do e hajë sa krahu

Albi: Këtu doja të dilja që kishte bërë debate me vëllain e vajzës që kishte ndodhur tani sepse kishte ndodhur diçka e çuditshme. Në momentin që kishte shkuar për ta takuar vajzën, kishte shkuar me një zotëri që e kishte aty në lagje por pa e ditur që ky zotëria atë e kishte të bënte, kishte lidhje familjare, aty kishte qenë debati derisa ishte mbyllur me fjalë çdo gjë dhe iku, por që s’është gjë e mirë./tvklan.al