Pahor mohon të qëndrojë pas “non paper”-ave

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Ai ka qëndruar në Kosovë ku ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa osmani. Në konferencën e përbashkët për media Pahor u pyet nëse qëndron prapa “non-paper” të publikuar së fundmi. Por ai ka mohuar një gjë të tillë duke deklaruar se ka mendim plotësisht të kundërt me ato që janë publikuar. Sipas tij Integrimi në BE i Ballkanit perëndimor eviton ndryshimin e kufijve.

“Me ndryshimin e kufijve nuk pajtohem, qëndrimi im lidhur me këtë është plotësisht i kundërt. Unë dëshiroj t’i bind bashkëbiseduesit në Samitin e Brdos që të vazhdohet me procesin e zgjerimit dhe të reformave. Kjo është një domosdoshmëri historike”

Presidentja Osmani tha se Kosova do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë vetëm duke pasur parasysh që statusi i saj është paracaktuar në Shkurt të 2008-s.

Pahor ka refuzuar të flasë nëse kanë pranuar ndonjë kërkesë për të ofruar garancë në liri për luftëtarët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Tv Klan