Adrion Pajaziti vazhdon të shkëlqejë në Kroaci, aty ku është pjesë e skuadrës së Gorica.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, gjeti sërish rrugën e rrjetës. Pajaziti shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij, në barazimin 1-1 ndaj Hajduk Split.

Me këtë barazim, Gorica ka siguruar matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit kroat.

Ky është goli i tretë në pesë ndeshjet e fundit për Pajazitin, që duket se ka gjetur formën më të mirë të mundshme në Kroaci.

Pajaziti është në pronësi të anglezëve të Fulham, ndërsa te Gorica luan si i huazuar.  

/tvklan.al