Pajiset me certifikatë pronësie Kisha e Shën Prokopit



Pajiset me certifikatë pronësie Kisha e Shën Prokopit

19:10 02/11/2020

Veliaj i dorëzon kontratën e dhurimit Kryepeshkopit Anastas

Bashkia e Tiranës i ka dhënë pronësinë e tokës Kishës së Shën Prokopit në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Pas vendimit unanim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kryebashkiaku Veliaj, i ka dorëzuar kontratën e dhurimit Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Kjo i hap rrugën edhe rindërtimit të objektit fetar, që daton plot 240 vite më parë.

“Besoj se është një bekim i madh për të gjithë, e jo vetëm për ju që shërbeni në Kishën e Shën Prokopit, apo komunitetin ortodoks. Perëndia na ka dhënë vullnetin të shërbejmë me dinjitet dhe ta bëjmë atë si duhet”.

Kryepeshkopi Anastas, duke i shprehur mirënjohjen e tij Kryebashkiakut Veliaj, e përgëzoi në veçanti atë për transformimin që po kryen në Tiranë. Në vitin 1967, edhe Kisha e Shën Prokopit pësoi fatin e të gjitha objekteve të tjera të kultit. Bashkia e Tiranës, përmes projektit të saj, do të rikthejë në identitetin e saj të hershëm Kishën e Shën Prokopit, pjesë e rehabilitimit të një tjetër xhevahiri në Tiranë.

Tv Klan







Të ngjashme