Në një nga spitalet në Turqi ekziston një pajisje e modelit “Icon” për pacientët që ka si synim të shkatërrojë AND-në e tumorit. Në një vizitë që “Opinion” ka realizuar në këtë spital, doktori në Turqi ka treguar më shumë rreth kësaj pajisje që ka thënë se kushton plot 5 milionë Dollarë

Doktori: Kemi këtë modelin Icon. Ky është shtrati për pacientin. Pacienti qëndron këtu dhe dyert hapen. Dhe krevati shkon brenda. Më pas, makineria koordinohet për rrezatimin që duhet të lëshoj.ë

Blendi Fevziu: Dhe ju e komandoni nga larg me anë të një kompjuteri nga ana tjetër?

Doktori: Po… Synimi ynë është të shkatërrojmë ADN-në e tumorit. Në fillim u përdor në 1968. Që do të thotë se është më shumë se 55-vjeçare. Sigurisht që pajisjet kanë evoluar shumë.

Blendi Fevziu: Dhe sa pajisje të tilla keni? Sa pajisje “Icon”?

Doktori: Në Turqi?

Blendi Fevziu: Jo, këtu.

Doktori: Sigurisht që vetëm një. Është shumë i shtrenjtë.

Blendi Fevziu: Sa kushton kjo pajisja doktor?

Doktori: Rreth 5 milion Dollarë.

/tvklan.al