Njerëzit që jetojnë në vende ku trafiku është shumë i madh përballen me një problem gjatë muajve të verës: mbajtja e dritareve hapur do të thotë hyrja e zhurmave brenda. Por një pajisje për anulimin e zhurmës mund ta zgjidhë këtë dilemë.

Bhan Lam nga Universiteti Teknologjik “Nanyang” në Singapor dhe kolegët e tij kanë krijuar një pajisje që mund të përgjysmojë zhurmën e trafikut urban, duke zvogëluar tingujt që vijnë përmes një dritareje të hapur.

Për të shmangur zhurmën në rrugë, studiuesit përdorën 24 altroparlantë të vegjël dhe i fiksuan ato në grilat e sigurisë së një dritare në Singapor. Studiuesit i programuan ata, që të lëshonin tinguj në të njëjtën frekuencë të zhurmës të zbuluar nga një sensor i vendosur jashtë dritares.

Pajisja ishte më e suksesshme në anulimin e zhurmës midis frekuencave prej 300 dhe 1000 Hz, me një ulje deri në 50 përqind të zhurmës për tinguj brenda këtij diapazoni. Kjo pajisje nuk shmang zërat e njerëzve.

Teknologjia e përdorur në këtë pajisje është e ngjashme me atë të përdorur në kufjet që heqin zhurmën./tvklan.al