“Nga Shtator 2020-Shtator 2021, janë inspektuar të gjithë spitalet nga inspektorati shtetëror”

Që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë, pranë ambienteve spitalore janë instaluar më shumë bombola dhe depozita gazi mjekësor për t’ju ofruar ndihmën e duhur pacienteve me oksigjeno-terapi.

Sipas Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial, për të shmangur ndonjë rrezik, prej 1 viti janë inspektuar nga afër spitalet dhe institucionet e tjera në varësi

Ekspertët shprehen se qytetaret duhet të kenë kujdes me bombola të tilla, pasi shpesh ka patur incidente nga pakujdesia dhe mungesa e informacionit. Megjithatë në vendin tonë janë vetëm dy kompani ndërkombëtare që furnizojnë spitalet me gaz mjekësor.

Pajisjet me oksigjen apo gaz mjekësor duhet të jenë në vende sa më të sigurta dhe të mos kenë pranë elementë që stimulojnë zjarret apo shkëndija të ndryshme.

Në vendin tonë janë shtuar kontrollet pranë spitaleve për të shmangur çdo incident pas tragjedisë në Maqedoninë e Veriut ku u shkrumbua spitali e pati viktima dhe të plagosur.

Klan News