Situata në Itali prej koronavirusit ka shkaktuar frikë edhe në vendin tonë. Qytetarë të shumtë kanë shkuar në farmaci për të marrë dezinfektues dhe maska kirurgjikale.

Por përveç vështirësive për t’i gjetur në studion e “Opinion” këtë të hënë u diskutua edhe për çmimet e larta që kanë vendosur farmacitë për këto produkte.

Në një lidhje direkte, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sqaroi se farmacitë do të vijojnë furnizimin. Sa i përket spitaleve,a jo tha seështë garantuar furnizimi.

Ndër të tjera, ministrja u shpreh se Inspektorati i Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore po verifikon rastet kur çmimet në farmaci janë rritur pa logjikë.

Blendi Fevziu: Qytetarët e thjeshtë në farmaci që duan të vendosin këtë? Si zgjidhet?

Ogerta Manastirliu: Në farmaci do të vazhdojë furnizimi…

Blendi Fevziu: Sot nuk ka. Sot është vrulli i parë i qytetarëve që nga paniku i Italisë kanë kërkuar…

Ogerta Manastirliu: Dakord, por nuk është për ta thënë me kaq panik zoti Fevziu.

Blendi Fevziu: Nuk po e them me panik, por edhe duke shkuar në greminë duke kënduar nuk më duket shumë normale.

Ogerta Manastirliu: Nuk po këndon njeri. Ne jemi 24 orë në punë. Dezinfektantët janë normalë dhe do të vijojë furnizimi siç kanë pasur depot farmaceutike. Për këtë arsye sot kam pasur edhe një takim me të gjithë furnitorët për të garantuar furnizimet me spitalet. Dihet që I gjithë tregu ka pasur problem me furnizim. Duhet të jemi realistë.

Blendi Fevziu: T’u kërkosh njerëzve të marrin masa nuk është panik.

Ogerta Manastirliu: Ju garantoj pa shumë fjalë që janë marrë masa për të patur furnizime për spitalet publike dhe qendrat shëndetësore për të mos munguar asnjë material mjekësor.

Blendi Fevziu: A ka ndonjë mekanizëm për të kontrolluar rritjen e çmimeve në farmaci pa logjikë.

Ogerta Manastirliu: Kemi nxjerrë Inspektoratin të Agjencisë së Barncave dhe Pajisjeve Mjekësore për të bërë vlerësimet dhe për të këtë verifikim kaq shumë të nevojshëm.

Ministrja tha se qeveria ka një plan. Në çdo moment do të vlerësohet risku dhe më pas  do të marret vendimi për elementet që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarëve./tvklan.al