Enca dhe Noizy dikur kanë qenë dy miq shumë të ngushtë dhe gjithmonë ishin të pandashëm, ku nuk mungonin as dedikimet për njëri-tjetrin. Në vitin 2016 ata publikuan bashkëpunimin e tyre “Bow Down”, një këngë që u kthye direkt në hit, është pëlqyer nga të gjithë dhe deri më tani ka marrë mbi 142 milion klikime në Youtube.

Në vitin 2017 mes tyre ndodhi një sherr publik i cili bëri një bujë shumë të madhe duke u prishur miqësia e tyre disa vjeçare.

Së fundmi Enca ka publikuar një pjesë të klipit “Bow Down” në Instastory ku shfaqet duke kënduar me Noizyn dhe shkruan se kënga e tyre bën 5 vite nga dita e publikimit. Ajo ka etikuar dhe Noizyn duke na bërë të mendojmë se dyshja është pajtuar dhe ka rregulluar marrëdhënien mes tyre.

Klan News