Programi “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ka rezervur një intervistë mjaft interesante të piktorit Helidon Haliti me vajzat.

Veç të tjerash, artisti i njohur u ka rrëfyer konkurrenteve njohjen e tij me bashkëshorten, teksa ka theksuar se ka qenë një situatë e ngjashme me atë të Saimirit në spektakël.

“Time shoqe e kam njohur në një cikël kur bëja portrete femrash, pak a shumë si Saimiri. I zgjidhja gjithmonë më të bukurat, dhe një nga pedagogët më thotë që kam një mbesë shumë interesante, përse nuk e pikturon edhe atë.

Ishte e vetmja që më ka ndenjur 9 orë pa lëvizur fare dhe pa flirtuar. Më pas jemi takuar kur ajo erdhi studente, isha i vetmi njeri që ajo njihte. Fati i ndihmon njerëzit e zgjuar”, është shprehur piktori.

Generda: Në cilën moshë të ka lindur pasioni për pikturën?

Haliti: Babai im ka qenë mësues dhe më nxiste shumë, nuk është se ka një veçori në moshë por jam evidentuar në vitin 1986, kur kam marrë një çmim në Norvegji . Tim atë thoshte nuk do shkosh për pikturë sepse ti nuk punon shumë, nuk je sistematik. Që atëherë fillova të jem sistematik dhe e kam fituar bastin.

Xhesi: Thonë që të dashurohesh nga një artist, është përgjithmonë. Gruaja jote duhet të jetë me shumë fat!

Helidoni: Jo, ajo e ka marrë me sportivitet dhe ndaj është me fat sepse ka të tjera që vuajnë shumë në të gjitha senset.  Unë jam goxha i lirshëm, dikur kam dhënë edhe lëndën e nudos në universitet, ajo e ka shumë të qartë. Nëse piktori ka filtër ai humbet./tvklan.al