Pak centimetra larg vdekjes… (Foto)

Posta

Pak centimetra larg vdekjes… (Foto)

18:42 15/10/2019

Motër e vëlla po luanin me njëri-tjetrin pa e ditur se ishin vetëm pak centimetra larg vdekjes. Dy fëmijët po kalonin në një shteg pranë shtëpisë së tyre në Eskdale të Australisë, kur pranë tyre ndodhej një gjarpër vdekjeprurës.

E ëma e dy fëmijëve, e cila ndodhej prapa shpinës së tyre, vendosi t’u bënte një foto për të ruajtur këtë kujtim të bukur. Por vetëm pasi pa fotografinë, vuri re një gjarpër që ndodhej pak centimetra larg fëmijëve të saj.

Në anën e djathtë të këmbës së djalit, qëndronte i fshehur në bar një gjarpër vdekjeprurës i quajtur “gjarpri kaf”. Pickimi nga ky lloj mund të shkaktojë atak kardiak brenda pak minutave.

Daily Mail shkruan se kafshimi nga ky gjarpër është përgjegjës për 41% të vdekjeve nga pickimet e gjarpërinjve në Australi. Gjarpri kaf është i dyti më helmues në botë. Për fat të mirë, motër e vëlla shpëtuan pa asnjë rrezik. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi