Pak orë nga ndeshje me Moldavinë, trajneri Sylvinho duket se ka identifikuar edhe lojtarët që do hedhë në fushë nga minuta e parë. Në seancën e fundit stërvitore, braziliani dhe stafi i tij kanë punuar shumë në aspektin tekniko-taktik, teksa pjesë e punës ka qenë edhe analiza video, ku janë diskutuar ndeshjet dhe paraqitjet e kundërshtarit. Ndryshe nga pak ditë më parë, Sylvinho duket se do bazohet në rreshtimin 4-3-3, ku balotazhi i vetëm ka të bëj me sulmin. Jasir Asani është në garë për fanellën e titullarit me Anis Mehmetin, i cili mbetet një alternativë e mirë e maqedonasit.

Lojtari që aktivizohet në kampionatin anglez do tentojë për të bindur Sylvinhon që të luajë nga minuta e parë. Ndërkaq, pjesa tjetër konfirmohet. Porta do i besohet Berishës, ndërsa para tij do rreshtohen Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Ndërkohë, Bare ka fituar konkurencën në mesin e fushës, ku përkrah tij sipas gjasave do jenë Ramadani dhe Abrashi. Të sigurtë në sulm duket se e kanë vendin Uzuni dhe Cikalleshi. Kombëtarja shqiptare luan të shtunën ndaj Moldavisë në stadiumin kombëtar “Air Albania” takim që do transmetohet falas në televizionin kombëtar “Klan”.

Klan News