Ministri i Ekonomisë në Kosovë, Blerim Kuçi, i ka paraqitur mëngjesin e sotëm dorëheqjen Kryeministrit Avdullah Hoti. Në një postim në mediat sociale, teksa ka publikuar dhe letrën e dorëheqjes, Kuçi shkruan se ai ka qenë gjithmonë transparent ndaj po ndan me publikun dhe arsyet e largimit.

Në letrën drejtuar Hotit, Kuçi shkruan se “arsyeja e kërkesës për lirim nga detyra është se nuk dëshiroj që posti i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit të jetë teme e ndonjë debati se pse një ministër po angazhohet”.

Letra e dorëheqjes

Po ashtu ai bën me dije se është larguar nga detyra se gjatë kohës që është i angazhuar në fushatë për zgjedhjet e 14 Shkurtit nuk mund të kryejë në mënyrë të përpiktë detyrat që i janë caktuar në rolin e tij si ministër.

Ndërkohë në Facebook, sqaron më tej “gjatë punës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit jam angazhuar pa rezervë që të shtyjmë përpara shumë procese të rëndësishme”.

Në fund shton se shpreson që kabinetet qeveritare të zgjasin me mandate të plota, pasi ndërrimi i shpeshtë është dëmi më i madh që u bëhet institucioneve./tvklan.al