Në mediat sociale është publikuar një video ku duket momenti kur një charter ulet në aeroport vetëm pak metra mbi kokat e punëtorëve të pistës.

Kjo video besohet të jetë filmuar 4-5 vjet më parë në një aeroport në Paraguaj, por është bërë publike së fundmi. Punëtorët, të veshur me rroba portokalli që shfaqen në video, punojnë me qetësi për të rregulluar disa pjesë të pistës, kur papritur fare pranë mbi kokat e tyre shfaqet një aeroplan privat që po tenton të ulet në pistë.

E çuditshme është se punëtorët nuk duken të shqetësuar nga afërsia me aeroplanin, madje as nuk shikojnë fare se charteri po shkonte drejt tyre. Një zyrtar i aeroportit tha se shkak për këtë incident, që fatmirësisht kaloi pa pasoja, besohet të ketë qenë mungesa e komunikimit mes pilotit dhe kullës së kontrollit të trafikut ajror.

/tvklan.al