#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

E merr gruaja në telefon, Kujtimi: S’kam pse t’ja hap, s’më pëlqen të më shqetësojë shumë gruaja

Në rubrikën “Pak Vëmendje”, tek E Diela Shqiptare moderatori i njohur Ardit Gjebrea çdo javë, do sjellë në vëmendje historitë e njerëzve që punojnë për qytetin e tyre, për mbarëvajtjen dhe mirëmbajtjen. Një ndër ta ka qenë edhe Kujtimi, i cili prej 38 vitesh punon si kopshtar tek Liqeni. Ai ka treguar për punën e tij që e bën me pasion dhe qejf dhe nuk i është mërzitur kurrë. Në një moment gjatë bashkëbisedimit, Kujtimit i bie telefoni dhe Arditi i kërkon që t’i përgjigjet se ndoshta është gruaja. Ai shprehet se nuk ka qejf që gruaja ta shqetësojë sepse është me të vjetrën.

Ardit Gjebrea: Po të bie telefoni. Mos po të merr gruaja në telefon?

Kujtimi: Le të marrë gruaja në telefon, se ajo e di që nga ora 7 deri në orën dy jam në punë.

Ardit Gjebrea: Po përgjigju mo.

Kujtimi: Nuk kam pse t’i përgjigjem, se unë jam pak arkaik.

Ardit Gjebrea: Që do të thotë?

Kujtimi: Që jam pak me të vjetrën, nuk kam qejf të më shqetësojë gruaja, vetëm nëse ka ndonjë problem. Ajo është në punë dhe unë jam në punë.

Ardit Gjebrea: Gruas i dhuron lule?

Kujtimi: Patjetër, i dhuroj që ç’ke me atë sepse unë me dashje, pa dashje e kam pasion lulen.

Ardit Gjerbea: Cila është lulja e saj e preferuar?

Kujtimi: Trëndafilat.

“U mbushka plot”, Ardit Gjebrea dhe Aida udhëtojnë me urban në Tiranë

Tek E Diela Shqiptare, ka nisur një rubrikë e re e quajtur “Pak Vëmendje”, e cila ka për qëllim për të njohur dhe për të kuptuar ata punonjës të cilët sakrifikojnë për qytetin e tyre dhe të nxjerrë në pah punën e tyre.

Këtë fundjavë moderatori Ardit Gjebrea në orën 6 të mëngjesit ka shkuar në një lagje të Saukut, ku është takuar me Aidën tek shtëpia e saj. Aida prej disa vitesh pastron në zonën e Liqenit dhe këtë punë e bën për ditë. Pasi përgatiti 3 fëmijët e saj për shkollë, Aida së bashku me Arditin janë nisur tek stacioni i urbanit. Pasi hipën në urban, ata kanë bërë dhe një bashkëbisedim për të njohur më shumë Aidën dhe jetën e saj. Ndonëse është nëna e 3 fëmijëve, ajo është mjaft e re në moshë. Për shkak se u martua shumë e vogël, ajo e ka bërë gjimnazin me korrespodencë, ndërsa tani po vazhdon dhe universitetin./tvklan.al