Përbërësit:

300 gr pakeri

200 gr salcë domate

200 gr mascarpone

50 gr djathë kaçkavall

1 karotë

1 qepë

1 selino

1 kungull jeshil

Majdanoz

Hudhër

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë që të vlojë. Hedhin në të pakerit që të ziejnë. Presim në kubikë të vegjël karotat, lëkurën e kungullit jeshil, gjysmë qepe, pak hudhër dhe i vendosim në një tas. Shtojmë në të mascarpone, majdanoz, vaj ulliri dhe i përziejmë mirë. Heqim pakerit nga tenxherja dhe me ndihmën e një qeseje pastiçerie i mbushim me masën që përgatitëm me mascarpone dhe perime. Lyejmë tavën me gjalp dhe vendosim pakerit e mbushur. Mbi to hedhim pak djathë të grirë, pak gjalp dhe i fusim në furrë për 7 minuta.

Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim hudhrën, më pas shtojmë selino, karotë dhe pjesën e brendshme të kungullit jeshil. I skuqim mirë perimet dhe mbi to shtojmë salcën. Pasi ziejnë bashkë për disa minuta i vendosim në mikser dhe i bëjmë krem të gjitha bashkë. Vendosim në pjatë fillimisht salcën dhe mbi to pakerit.

/tvklan.al