OSBE dhe Komisioni Europian këmbëngulin që qeveria mos ta kalojë paketën antishpifje pa u marrë parasysh rekomandimet e tyre por dhe shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në vend.

Në 3 komisione paralelisht kjo paketë që propozon ndryshime në ligjin për mediat elektronike dhe atë për mediat audiovizive është diskutuar ky draft që kryeministri publikisht ka deklaruar se do të kalojë për miratim në seancën e 19 dhjetorit.

Ashtu si dhe në letrën e përfaqësuesit të Lirisë së Mediave të OSBE-së të bërë publike një ditë më parë, dhe në Komisionin e Medias përfaqësuesja e këtij misioni tërheq vëmendjen për të rishikuar kompetencat qe i janë dhënë AMA, por AKEP të cilat cënojnë lirinë e shprehjes.

Me të njëjtën shqetësim zv/ambasadorja e KE ngre disa pikëpyetje për qëllimet e propozimit të kësaj pakete.

Ndërkohe dhe përfaqësuesit e shoqatave te medias kanë kërkuar tërheqjen e kësaj pakete dhe mos miratimin e saj në parlament.

Tv Klan