Paketa anti-shpifje, eurodeputeti: Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE-së

Paketa anti-shpifje, eurodeputeti: Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE-së

10:46 17/12/2019

Deputeti i Parlamentit Europian, David Lega, thotë se Shqipëria rrezikon kryesimin e OSBE-së nëse aprovohet ligji i ri për mediat.

Në një postim në rrjetet sociale, Lega thotë se miratimi i paketës anti-shpifje do të ndërlikojë edhe negociatat me Bashkimin Europian.

“Nëse parlamenti shqiptar aprovon ligjin e ri për mediat rrezikon kryesimin e saj në OSBE. Gjithashtu do të ndërlikojë negociatat për anëtarësimin me BE-në. Rezistenca e fortë e Partisë Demokratikë është shumë e mirëpritur”, shkruan ai.

David Lega është anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme dhe të Drejtat e Njeriut në PE. Ai është politikan i partisë Kristian Demokrate, një parti suedeze pjesë e Partisë Popullore Europiane./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi