“Paketa ‘anti-shpifje’ do cënonte lirinë e shprehjes”

Presidenti Ilir Meta priti sot delegacionin e Komisionit të Venecias, të cilët i njohu me të gjitha argumentet e tij ligjorë dhe kushtetutës për rikthimin në Kuvend të paketës “anti-shpifje”.

Meta theksoi se “liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.

Sipas tij “çdo nismë ligjore që cenon të drejtën e fjalës së lirë, nuk është gjë tjetër vetëm një shkelje e hapur e gjithë parimeve kushtetuese demokratike”.

Sipas Metës hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore të miratuara nga qeveria do të përkeqësonte besueshmërinë e Shqipërisë, si një vend demokratik dhe i shtetit të së drejtës, si dhe të cenonte drejtpërdrejt procesin e integrimit të shpejtë të vendit në Europën e Bashkuar”.

Delegacioni i Venecias do të japë së shpejti një opinion për paketën “anti-shpifje”.

Tv Klan