BE-ja dhe Britania e Madhe kanë miratuar paketën e 17 të sanksioneve kundër Rusisë, një ditë pasi Presidenti Donald Trump zhvilloi nje bisede telefonike me Vladimir Putin për luftën në Ukrainë.

Masat e reja do të përqendrohen te “flota në hije” e Moskës, që përfshin çisterna nafte dhe kompani financiare. “Sanksionet adresojnë gjithashtu kërcënimet hibride dhe të drejtat e njeriut. Ndërsa janë në proces më shumë sanksione ndaj Rusisë”, tha diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kallas në X.

Paketa e 17-të u mbështet nga ambasadorët e BE-së javën e kaluar.

“Putini po luan qartë për të fituar kohë, për fat të keq duhet të themi se Putini nuk është realisht i interesuar për paqen”, tha Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius.

Brukseli dhe Londra mund të vendosin të tjera sanksione në vijim duke e bërë të qartë se nuk kanë hequr dorë nga shpresa për ta bindur Uashingtonin të veprojë. Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, tha se “vonesa e përpjekjeve për paqe vetëm sa do të shtojë vendosmërinë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet”.

Gjithashtu pjesë e paketës do të jenë shumë se 20 subjekte dhe individë që përhapin dezinformata.

Klan News