Emisioni Pro Business në Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja nga Oljana Maloku  është ndalur këtë të hënë tek paketa e dytë ekonomike e lancuar nga qeveria në ndihmë të disa bizneseve të prekura nga covid 19,  anketa e zhvilluar nga Instituti i SME Albania tek mbi 300 biznese dhe kërkesat e avokatëve në këtë situatë.

Në pjesën e parë Sekretari i Përgjithshëm i Prodhuesve Shqiptarë Z. Arben Shkodra  ka folur rreth situatës aktuale të bizneseve, vlerësimin për paketën e dytë ekonomike dhe këshillat se cfarë duhët bërë në të ardhmen nga qeveria pasi të kalojë kjo situatë e krijuar nga Covid-19.

Për paketën e dytë, Shkodra thotë se mund të jetë një lehtësi për sipërmarrjet që përmbushin kriteret për të përfituar.

“Industritë prodhuesve do të përballen me dy faktorë rreziku; përgjigjia e tregjeve të jashme për importet e lëndës së parë dhe tjetra është përgjigjia e tregjeve jashtë për eksportet tona. Nësë tregjet jashtë nuk përgjigjen do ndjejmë jo më efekt masash shtrënguese por efekt të një krize globale që mund të nisë në vijim.”-u shpreh Shkodra.

Sipas shoqatës së prodhuesve , në këtë periudhë është mjaft e rëndësishme të këmi një përkrahje më të madhe të produkteve Shqiptare. 

Sipas Shkodrës : “S’mund të diskriminojmë produktet e importit por  duhet të ulim barrën fiskale të produkteve tona që prodhimet shqiptare të vijnë më lirë.”

Në intervistën për Pro Business në Klan Plus   bizneset thonë se pas kësaj pandemie duhet të rimendojmë gjithcka; qoftë në industrializimin, në mënyrën që bëjmë biznes dhe marëdhëniet me ekonomitë e tjera ;aq më tepër me Kosovën ku mund të gjejmë sinkronizim të resurseve dhe nevojave.

Z. Shkodra bën thirrje për reformë të thellë nga qeveria në mënyrë që ekonomia Shqiptare të jetë më elastike pasi sipas tij mënyra klasike që kemi vijuar deri më sot duhet riparë mbi 50%.

Në pjesën e dytë të Pro Business, Z. Daniel Guce ekspert pranë SME Albania sjell shifra konkrete të gjendjes së disa sipërmarrjeve në të gjithë Shipërinë.

Sipas Raportit probleme të tjera për shkak te pandemise janë:

  • Ulje e porosive 52%
  • Nderprerje e zinxhirit te furnizmit 22.9%
  • Pjesa tjeter eshte perballur me mungese likujditeti, mungese klientesh, revokim kontratash etj.

Në pjesën e fundit Pro Business u ndal tek aktiviteti i avokatëve në vend që është prekur nga masat e mara për shkak të covid-19. Z. Kastriot Frashëri, Avokat dhe përfaqësues i Shoqërisë Civile parashtrojë kërkesat e këtij sektorit që në thelb kanë të bëjnë me përfshirjen në paketat ndihmëse të qeverisë.

Intervistë me  Z. Arben Shkodra – Sekretar i Përgjithshëm i Prodhuesve Shqiptarë

Intervistë me Z. Daniel Guçe – Ekspert pranë SME Albania

Intervistë me Z.Kastriot Frashëri – Avokat