Paketa e implantit koklar, Manastirliu: 29 fëmijë kanë kryer ndërhyrjen për rikthimin e dëgjimit


Paketa e implantit koklar, Manastirliu: 29 fëmijë kanë kryer ndërhyrjen për rikthimin e dëgjimit

13:14 28/09/2022

Për të gjithë fëmijët me humbje të thellë dëgjimi, prej 3 vitesh ofrohet falas ndërhyrja e implantit koklar në Spitalin Francez në QSUT. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizitoi disa prej të vegjëlve që kanë kryer këtë ndërhyrje.

 “Implanti Koklear është një intervent, i cili tashmë realizohet nga ekspertët tanë në shërbimin tonë shëndetësor publik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Është një procedurë e cila është e kushtueshme por ofrohet falas për çdo fëmijë që ka humbje të thellë dëgjimi.

Ne sot kemi 29 fëmijë që janë mbështetur nëpërmjet vendosjes së implantit koklear. Janë 29 fëmijë, 4 prej të cilëve janë pikërisht sot këtu në këtë spital që kanë kryer interventin dhe janë duke kryer interventin të cilëve do t’u rekuperohet dëgjimi”, është shprehur Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nënvizon se programi i dëgjimit do të vijojë të fuqizohet edhe në maternitetet në të gjithë vendin.

Klan News












Të ngjashme