Përfitojnë shtresat në nevojë dhe administrata e angazhuar në procesin e integrimit

Shpërblim këtë fundvit nuk do të përfitojnë vetëm pensionistët, por edhe kategori të tjera. Në konferencën me kryeministrin Rama, ministri i Financave Ervin Mete njoftoi se qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion 20 miliardë lekë për një sërë shtresash në nevojë, në vlerën 5 mijë lekë.

Shpërblimet e fundvitit:

46 mijë përfitues të ndihmës ekonomike
73 mijë përfitues të pagesave për aftësi të kufizuar
36 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike
68 mijë invalid të punës
44 mijë përfitues të pensioneve familjare

Në paketën e shpërblimeve të fundvitit do të përfshihen dhe punonjësit e administratës që janë angazhuar në procesin e integrimit në BE duke marrë pagën e 13-të. Me rishikimin e fundit të buxhetit, përfiton edhe policia e shtetit dhe bashkitë me borxhe.

“Ndërkohë, për punonjësit e administratës të cilët kanë qenë të përfshirë në procesin e screening dhe takimet bilaterale, do të jetë një pagë shpërblim.”

Fondet për këto ndryshime, janë marrë nga projektet që nuk kanë pasur ecuri pozitive.

Klan News