Paketë e përbashkët turistike me 6 vende të rajonit

Paketë e përbashkët turistike me 6 vende të rajonit

18:12 11/07/2019

Shqipëria

propozon hartimin e një pakete të përbashkët turistike për 6 vendet e rajonit,

duke përfshirë Kosovën, Bosnjë- Hercvegovinën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe

Malin e Zi.

Ka qenë ministri

i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ai që tha se projekti për zhvillimine e

qëndryeshëm nga këshilli i bashkëpunimit të Europës nuk duhet të mbetet i vetmi,

por vetë këto shtete duhet të ndërmarrin iniciativa nga të cilat do të rritet

përfitimi për të gjithë.

 “Mendoj që jo vetëm në rajonin e Mesdheut, por të gjithë rajonet kanë filluar të mendojnë si destinacione të përbashkëta pasi tregu i turizmit ka ndryshuar shumë, tregu i atyre që udhëtojnë ka ndryshuar shumë, tregu i atyre që përfitojnë nga turizmi ka ndryshuar shumë dhe gjithmonë e më shumë ofertat janë bërë komplekse.”

Blendi Klosi ftoi

shoqërinë civile që të ndihmojë me ide për zhvillimin e turizmit në vendin

tonë.

 “Dua të jem mbase i pari që i bëj kritikës vetes dhe mënyrës së zgjedhur sesi ne akoma i menaxhojmë gjërat përsa i përket mbrojtjes së mjedisit dhe të pasurive tona natyrore.”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të nisë dhënien e granteve për përfshirjen e shoqërisë civile dhe intelektualëve të fushës për ide innovative në turizëm.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi