Xhaçka: Dokumenti parandalon çdo formë të abuzimit

40% e femrave, pjesë e Forcave të Armatosura Amerikane, kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale përgjatë 2018, por në Shqipëri nuk raportohet asnjë rast  i tillë.

Gjithsesi për të parandalur këtë fenomen, Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me PNUD ka hartuar një dokument strategjik për të mbrojtur çdo grua dhe vajzë me uniformë.

“Dokumenti që lancojmë sot synon, pikësëpari, të parandalojë dhe reduktojë të gjitha format e dhunës, ngacmimit, ngacmimit seksual dhe abuzimin me autoritetin ndaj personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura me anë të masave të përshtatshme dhe të nevojshme”.

Aktualisht 18.2% e personelit civil dhe ushtarak në Forcën e Armatosur në Shqipëri janë gra e vajza. Sipas të dhënave të publikuara nga NATO, fenomeni është në rritje.

Tv Klan