Klosi: Evidentoi vlerat europiane të Shqipërisë

Veprat e riprodhuara të piktorit anglez Edward Lear janë ekspozuar për artdashësit. Itinerari i tij në vendin tonë, tashmë është pjesë e paketave turistike për të gjithë vizitorët.

Çelet ekspozita me veprat e piktorëve shqiptarë dhe riprodhimet e piktorit anglez Edward Lear që udhëtoi nga veriu në jug të vendit në shekullin e 19-të. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se tashmë vizitorët vendas dhe të huaj do të gjejnë një paketë turistike me itinerarin e Edward Lear.

“Kemi ndërtuar tashmë një itinerar të ri turistik për vendin tonë se ku ka pikturuar Edward Lear, ku ka qëndruar dhe për ta ofruar si paketë turistike edhe te turistët që vijnë sot, nga e gjithë bota. Në debatin e madh të Shqipërisë europiane të evidentojmë pas shekujsh momentet europiane të Shqipërisë. Edward Lear ka qenë një piktor europian, i cili vizitoi Shqipërinë dhe nëpërmjet teknikës dhe peisazhit të asaj kohe, ka fiksuar shenja të europianizimit shqiptar të rreth 200 viteve më parë, të një jete normale dhe një komuniteti që bëjmë shumë mirë që ta rivitalizojmë”.

Sipas Klosit, diversifikimi i ofertës turistike do të rrisë jo vetëm numrin e turistëve, por edhe kohën e qëndrimit të tyre në Shqipëri. Në mbështetje të këtij atraksioni të ri turistik, Ministri Klosi inauguroi një javë më itinerarin e udhëtimit të Edward Lear në Krujë.

Tv Klan