Pako me kokainë në Brazil me logon e skuadrës së Elbasanit

Pako me kokainë në Brazil me logon e skuadrës së Elbasanit

20:50 01/10/2019

Sekuestrohet mbi 600 kg drogë, destinacion dyshohet Shqipëria

Policia braziliane ka sekuestruar një ngarkesë të madhe kokaine, që dyshohet se kishte për destinacion Europën, dhe konkretisht Shqipërinë.

Dyshimet që kokaina do të vinte në Shqipëri bazohen në faktin se pakot me drogë kishin logon e klubit të futbollit të Elbasanit.

Më shumë se 600 kilogramë kokainë u sekuestruan nga policia braziliane më datë 1 Shtator. Vlera e kësaj ngarkese të madhe droge kap shifrën e 9 milionë Dollarëve. Kokaina ishte fshehur në pjesën e pasme të një kamioni të parkuar brenda një prone private në një zonë rurale.

Katër persona janë arrestuar gjatë këtij aksioni, tre burra dhe një grua. Ndërkohë, u sekuestruan edhe dy makina tip Fiat Uno, të cilat do të përdoreshin nga të arrestuarit për të shoqëruar kamionin e mbushur me kokainë. /tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori