Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të martë se së bashku me Lulzim Bashën, kanë pasur një pakt për të “çuar LSI-në për skrap”. Kryetari i opozitës, duke komentuar këto deklarata të kreut të qeverisë tha se Rama është i lodhur dhe se gënjen.

Ai u shpreh se Rama do të largohet nga koalicioni që ai drejton bashkë me LSI-në dhe partitë e tjera. Të  gjitha këto parti sipas Bashës do të zbatojnë planin e punës për të sjellë ndryshim real në vend.

Kryeministri Rama ka deklaruar sot se në vitin 2017 në marrëveshjen që ju dhe kryeministri Rama keni bërë ka pasur një qëllim të vetëm, duke cituar, kryeministrin për ta çuar LSI-në për skrap. Ka qenë ky realisht qëllimi i kësaj marrëveshje?

Lulzim Basha: Është kaq i lodhur, çfarë thotë sot nuk thotë nesër. Sa herë do ta kapni ju duke gënjyer dhe duke përgënjeshtruar veten e tij shumë shpejt do të fillojë të njëjtën gjë në mëngjes, në darkë dhe do të fillojë ta përgënjeshtrojë të nesërmen dhe pastaj do ta përgënjeshtrojë veten e tij brenda ditës. Nuk mban më Rama. Ka mbaruar. Është e shkuara, prandaj s’po merrem me të më. Boll i vjedh më kohë shqiptarëve edhe kaq javë sa i kanë mbetur. Tashmë duhet të merremi me të ardhmen. Dhe në të ardhmen koalicioni që unë drejtoj bashkë me LSI-në dhe partitë e tjera, hapi i parë që do të hedhim është do të largojmë Edi Ramën më 25 Prill dhe pas kësaj do të nisim zbatimin e planit tonë të punës që do të sjellë ndryshim real, jo mrekulli. Nuk kam premtuar dhe nuk premtoj mrekulli, por marr angazhime të realizueshme. /tvklan.al