Adolf Hitler dhe Josef Stalin e konsideronin njeri-tjetrin si kryearmik. E megjithatë të dy diktatorët më 1939 ranë dakord për një pakt mossulmimi dhe e ndanë Europën Lindore mes tyre. Pasojat ndihen edhe sot.

Ishte një kalkulim cinik. E kjo llogari në fillim ia vlejti për të dyja palët. Për planin e tij për të sulmuar Poloninë, Hitleri siguroi neutralitetin e Bashkimit Sovjetik. Meqënëse fuqitë garantuese të Polonisë, Britania e Madhe dhe Franca do të viheshin në lëvizje prej këtij plani, ai përkohësisht e shmangu luftën në dy fronte. Përveç kësaj – me një marrëveshje tregtare të nënshkruar njëkohësisht të dy diktatorët ranë dakord për shkëmbimin e furnizimeve – lëndë të para sovjetike kundrejt makinerive gjermane.

Në këtë mënyrë Hitleri donte t’i bënte ballë efektit të një bllokade të mundshme detare të britanikëve, që në Luftën e Parë Botërore ndikoi në humbjen e Gjermanisë. Stalini nga ana e tij besonte, se Rajhu Gjerman nuk do të përzihej në një luftë të gjatë me fuqitë perëndimore. Në afat të gjatë ai e konsideronte të pashmangshme një luftë kundër Rajhut Gjerman dhe donte ta shfrytëzonte këtë periudhë për armatime të mëtejshme.

Ajo që ishte vendimtare nuk ishte përfshirë në marrëveshjen zyrtare, por në një protokoll sekret shtesë: Ajo i ndante në zona influence vendet mes Rajhut Gjerman dhe Bashkimit Sovjetik në rast të një “rikompozimi territorial-politik”. Kësisoj p.sh. Estonia, Letoni, pjesa lindore e Polonisë dhe Besarabia rumune ishin përkacktuar si “sfera të influencës” së Bashkimit Sovjetik, ndërsa pjesa perëndimore e Polonisë nën influencën e Rajhut Gjerman.

 Zweiter Weltkrieg Deutsch-sowjetischer Nichtangriffspakt – Hitler-Stalin-Pakt 1939 | Joachim von Ribbentrop und Josef Stalin (picture-alliance/akg-images)

Një kalvar i pafund

Më 1 shtator 1939 Vermahti gjerman sulmoi Poloninë. Dy javë më pas Ushtria e Kuqe marshoi në Poloni dhe pushtoi njëra pas tjetrës territoret e përcaktuara në sferën e influencës sovjetike. Ndarja e Europës Lindore u realizua në dy javët e para të Luftës së Dytë Botërore që po niste. Ushtarakët gjermanë dhe ata sovjetikë, shërbimet sekrete dhe nëpunësit e administratës bashkëpunonin ngushtë mes tyre.

Polonia u zhduk sërish nga harta politike. Shtetet Baltike, që po ashtu si Polonia e fituan pavarësinë e tyre pas Luftës së Parë Botërore më 1919, u shndërruan në republika sovjetike. Besarabia rumune iu aneksua Republikës Sovjetike të Ukrainës. Kësisoj Rumania praktikisht mbeti “nën kontrollin e Gjermanisë naziste”, shpjegon historiani rumun Cosmin Popa.

Për njerëzit në të dyja anët e vijës ndarëse nisi një kalvar vuajtjesh të pafundme: Hitleri zbatonte në hapësirën e tij dhe në territoret e pushtuara ideologjinë raciste duke vrarë miliona njerëz, ndërsa në pjesën sovjetike u dëbuan pjesë të mëdha të popullsisë dhe shumë të afërm të elitave të vjetra u vranë ose u deportuan në kampet e punës së detyruar.

Pakti Hitler-Stalin rezistoi gati dy vjet. Në qershor 1941, kur Hitleri vuri nën kontroll gjysmën e Europës Perëndimore, ai ndihej mjaft i fortë dhe sulmoi edhe partnerët e aleancës. Ky ishte një mbivlerësim i vetes që do të ishte vendimtar për zhvillimet e mëtejshme. Qysh në dimrin që pasoi në aspketin ushtarak situata mori kthesë. Por pavarëisht për popujt e „sferave të influencës” kjo nënkuptonte edhe më shumë vite lufte përmes mjerimit, dëbimeve dhe miliona vdekjeve.

Trauma mbetet

Trauma e bashkëpunimit gjermano-rus mbi kurrizin e të tjerëve është e pranishme në vendet e prekura. Në Poloni pakti Hitler-Stalin edhe sot e kësaj dite konsiderohet si një shembull i marrëveshjeve sekrete të dy fqinjëve të mëdhenj në disavantazh të saj. Në vitin 2006 ish-ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosłav Sikorski, linjën gazsjellëse Nord-Stream e krahasoi me paktin Hitler-Stalin-Pakt, gjë që shkaktkoi indinjatë tek të dyja palët.

Sulmi ndaj Polonisë

Në shkrimin e historisë polake ky pakt konsiderohet si “ndarja e katërt e vendit – një referim ndaj tri ndarjeve në shekullin e 18-të kur Polonia u nda prej Rusisë, Prusisë dhe Austrisë dhe për më shumë se një shekull u fshi nga harta.

Në Luftën e Dytë Botërore marshimi sovjetik u shoqërua edhe me arrestimin e gati 22.000 oficerëve dhe policëve polakë, të cilët në pranverën 1940 u ekzekutuan prej shërbimit sekret sovjetik NKWD në Katyn dhe vende të tjera duke u qëlluar me plumb në qafë. 

Edhe për Rumaninë pasojat janë ende sot të mëdha, thotë historiani Popa. Ekzistenca e Republikës së Moldavisë është pasoja direkte e paktit. “Ai s’ishte gjë tjetër veҁse shprehje e totalitarizmit të aplikuar në politikën e jashtme. Ishte një pretendim i qartë pushteti i dy totalitarizmave, komunist dhe atij nacionalsocialist.”

Stalini rehabilitohet në Rusi

Pakti pati pasoja përtej luftës: Meqënëse BRSS bënte pjesë ndër fuqitë fituese, fuqitë perëndimore nuk mundën ta ndalojnë, „që territoret, që kishte marrë Bashkimi Sovjetik përmes paktit Hitler-Stalin, në fund të Luftës së Dytë Botërore të mbeteshin nën BRSS”, thotë historiani Jörg Ganzenmüller. Vetëm në fillim të viteve 1990-të shtetet baltike rifituan pavarësinë e tyre.

Pakti Hitler-Stalin pas luftës për shumë vite u mbulua prrej harresës. Në Lindje gjatë Luftës së Ftohtë ai u tabuizua. Në Republikën Federale të Gjermanisë ai nuk luante më asnjë rol në zbardhjen e historisë së pasluftës. Vetëm pas kthesës më 1989 në Europë ai u risoll në vëmendje në diskutimin publik.

Sidoqoftë plagët nuk u shëruan, përkundrazi. Para dhjetë vjetësh, me rastin e 70 vjetorit, presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një „letër drejtuar polakëve” e cilësoi paktin si të pamoralshëm. Por ky deklarim u zhvleftësua po prej tij. Pak muaj më vonë pas aneksimit rus të Krimesë në Ukrainë, Putin e mbrojti paktin, duke argumentuar se nga këndvështrimi i asaj kohe ai ishte i domosdoshëm. Në ceremonitë përkujtimore sivjet me rastin e 80 vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore Putin nuk do të jetë i pranishëm. Në Rusinë e sotme edhe Josef Stalin është rehabilituar. Në një sondazh gjatë këtij viti 70 përqind e rusëve shprehen pozitivisht për rolin e Stalinit për vendin e tyre.

Frikëra të reja dhe të vjetra

Kësisoj në Poloni dhe në shtetet baltike sërish shtohet frika, se ato mund të bien përsëri viktimë e një politike, përmes së cilës Gjermania dhe Rusia mund të bien dakord mbi kurrizin e këtyre vendeve. Ndërtimi i linjës direkte gazsjellëse Nord Stream 2 nga Rusia përmes Detit Balltik në Gjermani duke iu shmangur vendeve të tranzitit është kthyer në një simbol të kësaj frike. Në këtë grindje Polonia së fundi ka angazhuar në anën e vet SHBA-në, sepse lidhur me këtë ҁështje ajo e ndjen se fqinjët nuk e vlerësojnë me seriozitet.

 Sulmi ndaj Polonisë, 1939

Pakti Hitler-Stalin 80 vjet më parë

“Analogji historike nuk mund të bësh”, thotë studiuesi Ganzenmüller lidhur me këtë. Frika është e ekzagjeruar: “Polonia dhe shtetet Balltike janë shumë më pranë Gjermanisë se sa Rusia.” Për këtë flet edhe anëtarësia e përbashkët në BE dhe në NATO. “Megjithatë politika e jashtme gjermane ndoshta ndjek me pakujdesi interesat e saj në politikën e jashtme, duke mos i marrë në konsideratë këto frikëra dhe me këtë ngjall irritime.” Ndaj historiani këshillon për qeverinë gjermane, që të marrë më fort parasysh këto shqetësime që burojnë nga e kaluara.