Pas Tiranës, edhe rezidenca studentore në Korçë do t’i nënshtrohet rikontruksionit, pjesë e Paktit për Universistetin.

Punimet e nisura në godinën nr. 1, që prej disa vitesh ishte e amortizuar, u inspektuan nga Kryeministri Rama.

160 studentë që ndjekin studimet e larta në universitetin “Fan Noli” do të kenë mundësi që pas restaurimit të akomodohen në këte godinë.

Pas restaurimit të godinave, ndërhyrje do të bëhen edhe në pjesën tjetër të kampusit, që do të lidhet me parkun Olimpik.

Kryeministri u ndal edhe në punimet që po kryhen në rrugën Maliq-Libonik. Aksi me gjatësi 2,3 kilometër është drejt përfundimit dhe pritet të lehtësojë lëvizjen e mjeteve dhe daljen e fermerëve në tregje.

Tv Klan