Përmes një sondazhi kombëtar, 110 mijë studentë në të gjitha Universitetet e vendit do të kenë mundësi për të shprehur të gjitha problematikat që ata hasin për cilësinë e mësimdhënies në auditore.

Këtë mekanizëm që vjen si pjesë e Paktit për Universitetin, Kryeministri e sheh si mundësinë për të analizuar të gjithë situatën dhe më pas për të adresuar përgjegjësitë.

Por jo të gjithë studentët e përkrahin me entuziazëm këtë nismë.

“Jemi skeptik, ne kemi shkruar dhe letra pa fund”.

Edi Rama:

“Letrat nuk i sheh kush, ndërsa kjo do jetë në sytë e të gjithëve”.

Një tjetër problematikë që studentët nxorrën në pah në këtë prezantim, ishte dhe mungesa e informacionit për zgjedhjet që janë zhvilluar për anëtarët e bordit që do të zgjidhen nga ta pas shkarkimit të përfaqësuesve të qeverisë nga bordet e Universiteteve.

Kryeministri premton se në Vjeshtë do të nisë puna për të ndërhyrë në infrastrukturën e konvikteve dhe Universiteteve.

Tv Klan